Kyle Walker arrin marrëveshje me Bayern Munichun - NACIONALE

Kyle Walker arrin marrëveshje me Bayern Munichun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker ka vendosur të largohet nga “Etihad Stadium” për t’iu bashkuar Bayern Munichut.

Anglezi është pajtuar për kalimin te gjiganti gjerman dhe do ta informojë trajnerin Pep Guardiola për vendimin e tij.

Siç raporton gazetari Gianluca di Marzio, tashmë ekziston një marrëveshje verbale ndërmjet Bayernit dhe Walkerit në një marrëveshje dyvjeçare me opsion për një tjetër.

Trajneri Thomas Tuchel e ka identifikuar anglezin si zëvendësuesi adekuat i Benjamin Pavardit, që mund të shitet në javët e ardhshme.

Tani ka mbetur vetëm që Man City dhe Bayern Munich ta mbyllin marrëveshjen, gjë që pritet të kompletohet brenda një kohe të shkurtër.

Man City pritet të kërkojë rreth 15 milionë funte për mbrojtësin e krahut të djathtë, vlerë të cilën gjiganti gjerman mund ta paguajë lehtësisht.

Plani i kampionit të Anglisë fillimisht ishte ta mbante Walkerin me shpresën që ta bindin për rinovimin e kontratës, por sistemi i ri i Pep Guardiolas ka ndikuar që lojtari të preferojë largimin.

Kështu, Walker do të ndjek rrugët e Joao Cancelos, që u largua nga Man City në janarin e kaluar te Bayerni në formë huazimi me opsion blerje, por që gjermanët nuk e aktivizuan.

Lajme të ngjashme