"Ky është sezoni i tij më i mirë ndonjëherë", Mikel Arteta flet për të ardhmen e Granit Xhakës - NACIONALE

"Ky është sezoni i tij më i mirë ndonjëherë", Mikel Arteta flet për të ardhmen e Granit Xhakës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta insiston se është shumë i kënaqur me mesfushorin Granit Xhaka dhe nuk pret që ai të largohet nga "Emirates Stadium".

Së fundmi ka pasur disa spekulime që e lidhin shqiptarin me largimin nga "Topçinjtë" dhe një rikthim në Bundesliga, me Bayer Leverkusenin e interesuar.

Mirëpo, Arteta ka refuzuar të komentojë të ardhmen e lojtarit shkaku që është tejet i lumtur me paraqitjet e tij brenda këtij sezoni.

"Nuk dua të përgjigjem shkaku i disa spekulimeve për Xhakën. Jam tejet i lumtur me Granitin, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer".

"Ai ndoshta po kalon sezonin më të mirë që kur iu bashkua klubit. Jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër", tha ai.

Bayer Leverkusen thuhet se po përgatit një ofertë prej 15 milionë eurove me shpresën për ta bindur lojtarin të kërkojë largimin nga Arsenali.

Drejtori i klubit gjerman, Rolfes ka pranuar se janë të interesuar për të transferuar mesfushorë, por nuk përmendi ndonjë emër.

"Gjithnjë do të ketë spekulime. Jemi duke shikuar në afatin veror, por nuk do ta komentoj. Ne duam ta përforcojmë skaudrën. Do të ketë ndryshime, ne duam disa përforcime", deklaroi ai.

Përpos kësaj u raportua se Xhaka tashmë iu ka thënë disa bashkëlojtarëve se është i hapur për idenë e rikthimit në kampionatin gjerman, ku kaloi katër vite te Borussia Monchengladbach.

Lajme të ngjashme