Ky është formacioni drithërues i Brazilit që do t’i kundërvihet Serbisë
Brazili do të hyjë me një formacion tejet cilësor në fushë sonte kundër Serbisë. Kombëtarja brazilian parashihet si favorit absolut në këtë takim.
Jo vetëm favorit për ta fituar ndeshjen e sotme, por Brazili shihet edhe si pretendenti kryesor së bashku me Francën për ta fituar Botërorin, i cili i mungon prej 2002-ës.
Përzgjedhësi Tite për ndeshjen e sotme ka vendosur t’i besojë sulmit të frikshëm sulmues të përbërë nga Neymar, Vinicius JR, Raphinha dhe Richarlison.
Herën e fundit kur ishin ndeshur këto dy kombëtare ka qenë viti Botërori i 2018-ës, me ç’rast Brazili pastër dhe pa problem fitonte 2:0.
Formacioni zyrtar i Brazilit për ndeshjen ndaj Serbisë:
