“Kvaradona”: E fitova fanellën e CR7 dhe bëmë historinë me Gjeorgjinë - NACIONALE

“Kvaradona”: E fitova fanellën e CR7 dhe bëmë historinë me Gjeorgjinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Napolit Khvicha Kvarastkhelia është ndarë i lumtur me kualifikimin historik të Gjeorgjisë, si dhe që siguroi fanellën e Cristiano Ronaldo.

“Kvaradona” gjithnjë ka deklaruar se portugezin e ka idhull, ndërsa dje shënoi në fitoren befasuese të Gjeorgjisë 2:0 kundër Portugalisë.

Me këtë fitore, Gjeorgjia bëri historinë duke avancuar në fazën e eliminimit direkt ani pse ishte vetëm pjesëmarrja e tyre e parë në këtë kompeticion të nivelit të lartë.

Pas ndeshjes, Kvarastkhelia ka bërë të ditur se e ka fituar fanellën e Ronaldos.

“E fitova fanellën e Cristiano Ronaldos dhe kualifikuam në raundin e 16-të. Është dita më e mirë e jetës sime”.

Jemi të lumtur. E bëmë historinë. Askush nuk besoi në aftësinë tonë dhe ne ishim në gjendje që ta mposhtim Portugalinë”, deklaroi ai.

Gjeorgjinë e pret një përballje e vështirë në 1/8 e finales meqenëse do të takohet me Spanjën, derisa Portugalia ka punë me Slloveninë.

Lajme të ngjashme