Kuzmanoviq: Shqiponja e Xhakës e Shaqirit turp, do t’i kisha nokautuar të dytë - NACIONALE

Kuzmanoviq: Shqiponja e Xhakës e Shaqirit turp, do t’i kisha nokautuar të dytë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Zdravko Kuzmanovic, ish-përfaqësuesi i Serbisë, ka thënë se do t’i kishte nokautuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqiri nëse do të luante të premten në përballjen e vendit të tij me Zvicrën në Kupën e Botës, për shkak të festimit të tyre që i tërboi serbët para katër viteve në Rusi.

Zvicra dhe Serbia do të përballen të premten në një ndeshje vendimtare për t’iu bashkuar Brazilit në rrethin e 16 më të mirëve në Kupën e Botës në Katar, katër vite pasi Xhaka dhe Shaqiri festuar duke e bërë shqiponjën me duar, pasi shënuan për ta mposhtur Serbinë në Rusia 2018.

Duke folur para përballjes së dytë radhazi në Botëror mes tyre, Kuzmanovic, i cili ka pasaportë serbe dhe zvicerane, tha se do të tregohej i dhunshëm ndaj dyshes me prejardhje nga Kosova.

Gjesti i festimit me shqiponjën dykrenore ishte thjesht i turpshëm, shumë keq. Duhet ta ndash sportin nga politika, e këta dy djem nuk e bënë këtë. Sikur të isha ende lojtar i Serbisë në këtë Botëror, do ta kisha nokautuar Xhakën apo Shaqirin”, tha Kuzmanovic për 20 Minuten në Zvicër.

Zvicra e fitoi ndeshjen e parë në Grupin G dhe u mposht nga Brazili në ndeshjen e dytë, prandaj kualifikimin duhet ta kërkojë pikërisht kundër Serbisë.

Kombëtarja helvetike, e udhëhequr nga kapiteni kosovar, do ta kalojë grupin edhe me barazim, pra nuk e ka detyrim fitoren të premten.

Kundër Serbisë, Xhaka do të jetë titullar i padiskutueshëm, por Shaqiri pritet të jetë sërish në stol sikur me ndeshjen kundër Brazilit sepse vuan nga një dëmtim në kofshe.

Serbia, ndërkohë, si e fundit në grup me vetëm një pikë, duhet ta mposhtë patjetër Zvicrën dhe të shpresojë që Kameruni nuk e mposht Brazilin në ndeshjen tjetër për ta kaluar grupin.

Lajme të ngjashme