Kush është Kl-Klaksvik? Skuadra e trofeshme nga Ishujt Faroe që do të përballet me Ballkanin - NACIONALE

Kush është Kl-Klaksvik? Skuadra e trofeshme nga Ishujt Faroe që do të përballet me Ballkanin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ballkani ditën e premte do ta zhvillojë sfidën kundër Kl-Klaksvik në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.

"Xhebrailat" duan vetëm fitore në shtëpi, që të jenë me një "këmbë" në raundin e play-off, pasi ëndërrojnë fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Sidoqoftë, përballë kanë skuadrën e madhe nga Ishujt Faroe, Kl-Klaksvik, skuadër kjo që pavarësisht situatës mund t'iu shkaktojë mjaftë shumë probleme.

27 trofe në histori të klubit, 2.80 milionë euro vlera e skuadrës

Nëse flasim sa i përket historisë, Kl-Klaksvik është një ndër skuadrat me më trofe në kampionatin e Ishujt Farore, duke fituar plot 27 trofe.

Klaksvik edicionin e kaluar u shpall kampion, ku pastaj siguroi një vend në Evropë e këtë vit e fitoi edhe Superkupën e Ishujt Faroe.

Vlera në skuadër në përgjithësi është 2.80 milionë euro, me futbollistë si Patrick da Silva (mbrojtës i majtë) që kushton hiq më pak se 400 mijë euro, ndër të tjera është lojtari më i shtrenjtë në ekip.

Pas tij renditen Dymtro Lyvyn (qendërmbrojtës) me 300 mijë euro dhe arni Frederiksberg (anësor i djathtë) me 250 mijë euro.

Stili i lojës: Thomassen preferon formacion klasik me posedim në mesfushë dhe krijimin e rasteve nga ana e majtë e sulmit

Nëse flasim për trajnerin e tyre, Mikkjal Thomassen - atëherë ai preferon të luajë shpesh herë me një formacion klasik 4-3-3 ose 4-4-2.

Nëse shohim statistikat në ndeshjen kundër B68 Toftir që e zhvilluan të dielen (fituan me rezultat komod 2:0), atëherë Ballkani duhet të ketë kujdes nga ana e majtë e sulmit. Thomassen bën ndryshime të mëdha në atë pjesë ngase ka zëvendësues të duhur dhe mundohet të gjejë golin përmes tyre.

46-vjeçari nuk është që ka rekordin më të mirë në krye të Klaksvik në garat evropiane, pasi këtë vit brenda tre ndeshjeve ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje.

Mirëpo, ai e njeh shumë mirë skuadrën e futbollistët pasi është në krye të Klaksvik që plot shtatë vite, me saktësisht nga viti 2015.

Për fund kujtojmë se përballja e parë do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme