Kur futbolli i grave ishte më i përhapur se ai i meshkujve
Falë vëmendjes së madhe mediatike dhe transmetimit më të shpeshtë gjatë viteve të fundit, ju mund të mendoni se futbolli i femrave nuk ka qenë kurrë më i përhapur se ai i meshkujve. Por, gaboheni. Për ata që ende pëlqejnë ta shohin lojën e femrave si disi më pak të rëndësishme ose thjesht komerciale, ka një të vërtetë që mbase nuk do t'ju pëlqejë - futbolli i femrave në Mbretërinë e Bashkuar (MB) dikur ishte edhe më popullor se ai i meshkujve dhe kjo do të vazhdonte kështu nëse nuk do të ndalohej nga Asociacioni i Futbolli (The Football Association - FA).
Një histori që sfidon stereotipet e sportit dhe ato gjinore, që ka rrënjët në vitet e errëta të Luftës së Parë Botërore, kur meshkujt e rinj u shpërngulën masivisht për në llogore. Si pasojë e mungesës së tyre të papritur, gratë e gjetën veten të përfshira në punë të mundimshme shtëpiake, e nëpër fabrika anembanë vendit. Ishte punë e vështirë. Shumë gra, të njohura si “municionet”, kishin për detyrë të krijonin armatim dhe duhej të punonin mes makinerive të rrezikshme dhe kimikateve të dëmshme. Këshilltarët e shëndetit dhe mirëqenies u dërguan nga qeveria për të monitoruar mirëqenien e këtij brezi të ri punëtorësh dhe inkurajuan sportin si një relaksim nga mjedisi i vrazhdë me të cilin ballafaqoheshin.
Qendrat filluan të krijonin skuadrat e tyre të futbollit për femra, dhe shumë shpejt njëri prej ekipeve u bë shumë popoullor. Ky ishte "Dick, Kerr's Ladies FC", i quajtur kështu për fabrikën e municioneve "Dick, Kerr & Co" me bazë në Preston, ku lojtaret punonin. E themeluar në vitin 1917, skuadra me një hov të jashtëzakonshëm u bë biseda e qytetit, duke tërhequr mijëra shikues qysh në ndeshjen e tyre të parë. Ashtu si me skuadrat e tjera të grave, nga lojërat e tyre u mblodhën para për bamirësi dhe përgatitjet për luftë, dhe koncepti i femrave që luanin futboll konsiderohej përgjithësisht si një risi e dobishme. Por popullariteti i madh i "Dick, Kerr's Ladies FC" ndihmoi në ndryshimin e këtij perceptimi dhe vënien e futbollit të femrave si një sport real dhe legjitim në vete.
Lily kishte ‘një goditje prej mushke’
Pjesë e ekipit ishte një lojëtare shumë e famshme – Lily Parr. Prania e saj në fushë ishte mrekulli – afro gjashtë 'feet' e gjatë dhe me aftësi të jashtëzakonshme për goditje të topit.
Në mesin e atyre që fliten për të, tregohet një rast kur ajo i theu kyçin e këmbës një portieri mashkull pas një goditjeje të fuqishme të topit nga ana e saj. Një shok i skuadrës kujton se si Lily “kishte një goditje prej mushke” dhe se “ishte i vetmi person që njihja që mund ta ngrinte një ‘dead ball’ (top prej lëkure të vjetër), nga krahu i majtë në të djathtë, me ç’rast gati sa nuk më nokautoi me forcën e goditjes”.
E lavdëruar edhe nga futbollistët meshkuj për fuqinë dhe aftësinë e saj, Lily Parr ishte një kokëfortë që ndonjëherë përjashtohej për shkak të përplasjeve me lojtarët rivalë në fushë. Ajo gjithashtu kishte shumë sens humori. Një herë hyri në dhomën e zhveshjes, vëzhgoi shokët e saj të skuadrës duke i mbështjellë kyçet dhe gjunjët e tyre me fasha dhe çorape mbrojtëse, dhe u tha me shaka: "Epo, nuk di për Dick, ekipin e futbollit të Kerr's Ladies, mua më duket si një udhëtim në Lourdes". Në ditën e boksit po atë vit, ndeshja e tyre kundër një ekipi rival të femrave u ndoq nga 53.000 njerëz në Goodison Park, me më shumë se 14.000 spektatorë tjerë që kishin mbetur jashtë stadiumit. Zonjat ishin të famshme, të sinqerta, të mbushura me oferta për të luajtur në të gjithë vendin. Por flluska shpejt shpërtheu – u godit nga vetë FA.
Nga fundi i vitit 1921, FA bëri lëvizjen tronditëse të ndalimit efektiv të futbollit të zakonshëm të femrave. Në një takim, anëtarët e tyre cituan "ankesa që janë bërë për futbollin që luhet nga gratë" dhe pretenduan se "loja e futbollit është mjaft e papërshtatshme për femrat dhe nuk duhet të inkurajohet". Ekipet e femrave nuk u lejuan më të luanin në terrenet zyrtare të FA, duke e çuar këtë epokë të artë të futbollit të femrave në një fund dërrmues.
Kjo erdhi kryesisht si pasojë e paragjykimit të drejtpërdrejtë dhe frikës që loja e meshkujve ishte në rrezik të ‘zhdukej’ plotësisht. Frank Walt, sekretari i Newcastle United, i bëri jehonë ndjenjës së përhapur në radhët e larta të FA kur deklaroi se "futbolli nuk është lojë e grave" dhe "ka ardhur koha kur risia është konsumuar dhe motivet bamirëse janë duke humbur nga sytë, në mënyrë që përdorimi i terrenit të profesionistëve të tërhiqet me të drejtë.” Megjithatë, kishte edhe arsye të mundshme politike. Ekipet si "Dick, Kerr's Ladies FC", si dhe mbledhja e parave për bamirësi, ishin përfshirë gjithashtu në kauza të krahut të majtë, si p.sh. mbledhja e fondeve për minatorët që protestonin kundër uljes të pagave në vitin 1921. Barbara Jacobs, themeluese e "The Dick's Kerr's Ladies", thekson se futbolli i femrave ishte “bërë një sport politikisht i rrezikshëm, për ata që mendonin se sindikatat ishin armiqtë e tyre”.
Thënë kështu, shumë burra u tmerruan nga rezoluta. Majori Cecil Kent, sekretar i Liverpool FC, tha se "e vetmja gjë që dëgjoj tani nga njerëzit nëpër rrugë është "Pse FA i ka futur thikën futbollit të vajzave? Çfarë kanë bërë vajzat përveçse kanë mbledhur shuma të mëdha për bamirësi dhe luajnë lojën? A janë këmbët e tyre më të rënda në terren se këmbët e burrave?” Ekipet e femrave vazhduan të luanin në fusha jashtë FA, por mungesa e shikueshmërisë së medias e zbehte në mënyrë të pashmangshme joshjen e lojës. Vetëm tani, gjithë këto dekada më vonë, lojtareve femra – duke marrë stafetën nga Lily Parr dhe të tjera – po i jepet vendi i merituar: qenda e vëmendjes.