Kur Edi Rama i dërgoi Sinisha Mihajloviqit mesazh adhurimi “të lashtë” - NACIONALE

Kur Edi Rama i dërgoi Sinisha Mihajloviqit mesazh adhurimi “të lashtë”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kishte dërguar mesazh personal mohuesit të pavarësisë së Kosovës, Sinisha Mihajloviqit, kur ai ishte diagnostikuar me leukemi në vitin 2019, duke i shprehur adhurimin, siç e kishte quajtur ai, të lashtë.

Sinisha Mihajloviq vdiq sot në moshën 53-vjeçari, pasi sëmundja i ishte kthyer në mars.

Rama i kishte dërguar mesazh solidariteti Mihajloviqit në telefon, pasi e kishte siguruar numrin nga presidenti serb Aleksander Vuciq, të cilin shefi i qeverisë shqiptare e kishte quajtur mik të përbashkët me ish-futbollistin dhe trajnerin serb.

E pranova një mesazh tjetër të bukur nga Edi Rama”, e kishte pranuar Mihajloviqi në autobiografinë e tij “Ndeshja e Jetës”.

“I dashur zotëri, unë jam Edi Rama, Kryeminister i Shqipërisë, një ish-lojtar i Ekipit Kombëtar të Shqipërisë në Basketboll dhe një adhurues i vjetër i Vujadin Boshkovit të Sampdorias. E mora numrin tënd përmes mikut tonë të përbashkët, Aleksandër Vuciq.

Ne folëm për ju mbrëmë në Novi Sad. Unë gjithmonë kam dashur ta shpreh adhurimin për egërsinë me të cilën po përballesh me armikun më të madh të jetës tënde, por po ashtu për të të thënë se pasi i keni mposhtur shumë portierë nga gjuajtjet e lira dhe penalltitë, ju sigurisht jeni në gjendje ta mposhtni madje edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës të së ardhmes tuaj.

Unë e di shumë mirë rrezikun që mesazh të tilla solidariteti mund të bëhen të bezdisshme për një person kokëfortë si ju, por ju siguroj ky imi nuk është mesazh i natyrës së tillë. Por, është shprehje e adhurimit të lashtë.

Ju kërkoj falje që nuk kam qenë në gjendje t’jua shpreh më mirë ndjenjat e mia të vlerësimit dhe simpatisë për ju, por nëse ju duhet një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju garantojë se, për vite të tëra, nuk ka ndodhur që unë të mos ju përmend juve si një figurë e veçantë në botën e futbollit.

Jua uroj të gjitha të mira juve dhe më të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më me shpresën që një ditë do të të takohemi. E.R”, shkruhej në mesazhin e Ramës dërguar Mihajloviqit.

Mihajloviq ishte mik i ngushtë i kryekriminelit famëkeq serb, Arkan, po ashtu.

Mihajloviqi kishte thënë vite më parë se ishte i vetëdijshëm për krimet e Arkanit në vitet e 90-ta, por nuk donte ta prishte miqësinë me të për të bëmat e tij.

Unë e dija çfarë kishte bërë. Nuk jam pajtuar kurrë me këtë. Por nuk mund të heqja dorë nga miqësia. Nuk dua të gënjej”, kishte thënë ai për Arkanin në vitin 2004.

Lajme të ngjashme