Kur do të hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve? - NACIONALE

Kur do të hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë janë bërë të ditura dy skuadrat e para çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve. Chelsea eliminoi Dortmundin, ndërsa Benfica ‘shkatërroi’ Club Bruggen, por kur do të hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Për të ardhur deri te shorti i çifteve çerekfinale, së pari duhet të përfundojnë të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales, ku në program janë edhe gjashtë ndeshje.

Bayern Munich – Paris Saint-Germain dhe Tottenham – Milan do të përballen nesër në ndeshjet e kthimit, ndërsa në javën tjetër kualifikimin do ta kërkojnë edhe Porto – Inter, Manchester City – Leipzig, Napoli – Frankfurt, Real Madrid – Liverpool.

Kur dhe ku do të mbahet shorti?

Kur të mësohen të tetë skuadrat çerekfinaliste (të mërkurën e ardhshme), atëherë do të hapen rrugët për të mësuar çiftet e ¼ së finales.

Shorti do të mbahet më 17 mars, me fillim nga ora 12:00 në Selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Kingsley Coman Bayern Munich 2022-23

Si funksionin shorti i Ligës së Kampionëve në këtë fazë?

Në short do të prezantohen tetë skuadrat triumfuese. Në këtë fazë nuk do të ketë më dallime me skuadrat nga i njëjti vend, që do të thotë se skuadrat po nga një shtet mund të përballen me njëra tjetrën.

Në të njëjtën ditë do të hidhet shorti edhe për gjysmëfinalet, pra aty do të mësohen edhe çiftet e ½ së finales, ndërsa një short i tretë do të përcaktojë se kush do të jetë skuadra vendase në finale, për arsye administrative, pasi finalja luhet në stadium neutral, në Stamboll të Turqisë, saktësisht në Ataturk Stadium.

Lajme të ngjashme