Kupa e Kosovës: Prishtina e mund Dukagjinin për të kaluar në çerekfinale - NACIONALE

Kupa e Kosovës: Prishtina e mund Dukagjinin për të kaluar në çerekfinale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prishtina ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke e mundur 3:1 Dukagjinin në përballjen e fundit të një të tetës së finales të hënën.

Jalen Blesa me dy gola dhe Leotrim Kryeziu me një gol i ndihmuan skuadrës bardhekaltër të mposhtë klubin nga Klina në Stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan.

Kjo ndeshje ishte dashur të luhej të dielën, por u shty për një ditë për shaj të motit të ligë dhe u vendos të luhej në Lipjan.

Prishtina është skuadra e fundit që e siguron një vend në fazën çerekfinale të edicionit të sivjetmë të kupës 2022/23.

Ajo i bashkohet klubeve nga Superligës si Gjilani, Malisheva, Llapi dhe Ballkani, si dhe skuadrave nga kategoritë më të ulëta si Vushtrria, Behari dhe Feronikeli 74, në çerekfinale.

Blerja e re e Prishtinës, sulmuesi spanjoll Blesa, shkëlqeu në këtë takim me dy gola dhe trajneri i klubit kryeqytetas Ismet Munishi pret shumë nga ai në vazhdim.

Prishtina mund të fitojë shumë (me Blesa). Bëhet fjalë për një lojtar shumë të talentuar. Në përgjithësi, ekipi është shumë më ndryshe nga sezoni i kaluar, sepse kemi kaluar kohë bashkë tash, kemi qenë në fazën përgatitore në Turqi. Jam i kënaqur me të gjithë, prej të parit deri tek i fundit”, tha Munishi pas ndeshjes.

Ai shtoi: “Ne gjithmonë kemi këmbëngulur të luajmë me pasime të shkurtra dhe futboll të bukur. Fitoren ia kushtojmë kapitenit Gledi Mici, i cili e ka ditëlindjen sot. Jo shumë ekipe e kanë një kapiten si Mici.”

Lajme të ngjashme