Kupa e Botës nxit dëshirën për seks, ul përqindjen e vetëvrasjeve por shton rrezikun për sulm në zemër - NACIONALE

Kupa e Botës nxit dëshirën për seks, ul përqindjen e vetëvrasjeve por shton rrezikun për sulm në zemër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ngjarja më e madhe dhe më e shikuar sportive në botë, Kupa e Botës, nxit reagime emocionale dhe pasion të madh si asnjë tjetër. Ajo mund t’ua shpëtojë jetën tifozëve të futbollit, ua ngjall dëshirën për seks, megjithëse e rrit rrezikun për sulm në zemër.

Si sporti më popullor në botë, futbolli është shpesh një shtyllë e identitetit kombëtar dhe një burim i krenarisë kolektive. Prandaj Kupa e Botës nxit emocione të papara në një mënyrë që asnjë ngjarje tjetër sportive nuk e bën.

Dhe Botërori i këtij viti në Katar është i tillë. Siç e kemi parë me disa ndeshje qysh në fazën grupore tashmë. Tifozët iranianë qanë në tribuna gjatë himnit të vet kombëtar, Cristiano Ronaldo i Portugalisë po ashtu qau derisa e këndoi himnin kombëtar në ndeshjen e parë.

Kupa e Botës më 1998, e cila u mbajt në Francë, është edukative. Një studim në vitin 2012 gjeti se shkalla e numrit të vetëvrasjeve në Francë kishte rënë në mënyrë drastike gjatë turneut njëmujor. Ndërsa pas ndeshjeve të Francës, kishte rënë për 19.9 për qind.

Franca e fitoi atë botëror, por një kombëtare nuk duhet ta fitojë patjetër trofeun për të ngjallë reagime emocionale tek tifozët e vet.

Një studim në vitin 2015, gjeti një rritje të madhe të lindjeve nëntë muaj pas ndeshjeve në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, që sipas hulumtuesve erdhi si pasojë e rritjes së madhe të aktiviteteve seksuale gjatë turneut.

Dhe në Brazil, sulmet në zemër u rritën gjatë Botërorëve në vitet 1998, 2002, 2006, dhe 2010, veçanërisht në ditët kur luante Kombëtarja e Brazilit.

Lajme të ngjashme