“Kundërshtari ishte i papërshtatshëm, donte përqafime”, Marku reagon sërish pas humbjes - NACIONALE

“Kundërshtari ishte i papërshtatshëm, donte përqafime”, Marku reagon sërish pas humbjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri shqiptar Florian Marku ka reaguar sërish pas humbjes së pësuar nga Chris Kongo.

Ai e ka vlerësuar britanikun si kundërshtar jo të përshtatshëm, duke deklaruar se donte vetëm të përqafohej.

Marku shkroi se do të rikthehet më i fortë se kurrë pasi të shpenzojë pak kohë me familjen e tij.

Postimi i plotë:

“Kanë kaluar disa ditë nga ndeshja. Kam parë edhe lexuar disa komente. Dua të falënderoj nga zemra, sinqerisht të gjithë ata që e kanë përjetuar këtë humbje me mua dhe sado pak janë munduar me një mesazh pozitiv që të tregojnë përkrahje. Nuk e keni idenë sa e vlerësoj secili prej jush”.

“Ka dhe nga ata që priten 14 vite, që nga herë e fundit që unë ka humbur, të tregojnë shpirtin e tyre të zi, duke u munduar ta njollosin emrin tim”.

“Flamurin tonë e kam mbajtur gjithmonë në krahë me krenari dhe trimëri siç i takon në çdo shtet të botës. Kurrë nuk e kam shitur as nënshtetësinë time për asnjë lloj vlere dhe kurrë nuk do të bëj. Kurrë nuk jam dorëzuar, kurrë nuk jam dhënë pas në asnjë lloj beteje duke qenë me krahë ose duar të thyera”.

“Kundërshtari ishte i papërshtatshëm, i doli loja që kërkonte duke lëvizur vazhdimisht dhe përqafuar tepër. Po, unë humba pas afërsisht 15 viteve, por gjithçka ndodh për një arsye dhe arsyeja e kësaj që ndodhi do të duket në ditët në vazhdim. Ne dimë vetëm të tashmen, nuk dimë se çfarë na pret në të ardhmen, përse ndodhi apo çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit”.

“Gjithçka ndodh për një arsye. Une e di që kjo më ndodhi, vetëm më zgjoj dhe më rikujtoj se çfarëdo që të bësh gjithmonë do të dalë dikush në rrjetet sociale të gjykojë pa pasur asnjë lloj përvoje”.

“Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen. Unë nuk dorëzohem pa ja arritur qëllimit, që ka qenë në moshë të vogël. Do shpenzoj pak kohë me familjen dhe me fëmijët e mi dhe do të rikthehem më fortë se kurrë, ju premtoj”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme