Kumbulla: Italia më ftoi, por e zgjodha Shqipërinë - NACIONALE

Kumbulla: Italia më ftoi, por e zgjodha Shqipërinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Marash Kumbulla ka treguar disa prapaskena interesante se si kishte ftesë nga kombëtarja e Italisë, por e zgjodhi Shqipërinë pa menduar dy herë.

Pas dështimit te Roma, Kumbulla duket se ka gjetur formën te Espanyol, ku falë kësaj edhe ka fituar vendin sërish te Sylvinho.

Në një intervistë për “RG”, shqiptari ka pranuar se kishte marrë ftesë nga Italia mirëpo nuk e konsideroi asnjëherë shkaku që dëshira e tij gjithnjë ka qenë fanella “Kuq e Zi”.

“Kam luajtur për Shqipërinë që kur isha 15 vjeç dhe kur isha 19, më duhej të zgjidhja mes Shqipërisë dhe Italisë. Edhe pse Italia donte që të luaja për ta, nuk kisha dyshime. E tëra familja ime është nga Shqipëria, ndihem shqiptar dhe dua të luaj për ta”.

Kombëtarja është rritur shumë vitet e fundit sepse shumë lojtarë që kanë pasur mundësinë të zgjedhin mes Shqipërisë dhe ndonjë shteti tjetër, kanë zgjedhur Shqipërinë. Shpresoj që kjo t’i motivoj edhe lojtarët e tjerë kur të marrin vendimet mbi të ardhmen”.

“Po luaja për Shqipërinë para se ta dëmtoja ligamentin, por pastaj trajneri nuk kishte zgjidhje tjera përpos që të vendoste lojtarë të tjerë në pozitën time. Më duhej të rikthehesha në top formë, prandaj kishte rëndësi të zhvilloja këto ndeshje. Jam shumë i lumtur që luaj për Shqipërinë sërish”.

Ai ndër të tjera ka shtuar se trajneri Jose Mourinho e ka ndihmuar të rritet pavarësisht minutazhës së ulët nën urdhrat e portugezit.

“U rrita shumë duke punuar me Jose Mourinhon në aspektin e karakterit dhe mentalitetit, ai ta thotë të vërtetën në fytyrë. Të ndihmon ta shohësh futbollin në një mënyrë tjetër dhe kjo e bën më të letë të luash në nivelin e lartë”.

Në fund, Kumbulla zgjodhi Kylian Mbappen dhe Vinicius Junior si lojtarët më të vështirë me të cilët është përballur në karrierë.

“Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior janë dy më të vështirët që kam luajtur në tërë karrierën. Kur i sheh në jetën reale, e kupton sa të mirë janë, janë në tjetër nivel. Ishte e jashtëzakonshme të luaj në Santiago Bernabeu, stadiumin më të mirë që kam luajtur ndonjëherë”.

Lajme të ngjashme