Kulusevski i drejtohet Kloppit: Tottenham e meritoi fitoren - NACIONALE

Kulusevski i drejtohet Kloppit: Tottenham e meritoi fitoren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Tottenhamit Dujan Kulusevski thotë se e merituan fitoren dhe që derbi nuk do të përsëritet.

Spurs fituan ndeshjen kundër Liverpoolit, mirëpo që pastaj nisën problemet meqenëse goli i Luis Diazit u anulua pavarësisht që s’ishte në pozitë jashtë loje.

Trajneri Jurgen Klopp kërkoi që ndeshja duhet të përsëritet, mirëpo Kulusevski i është përgjigjur duke deklaruar se s’ka shanse të ndodhë.

Nuk mendoj se do të ndodh. Gabimet ndodhin në çdo ndeshje”.

Ishte vetëm gabim dhe ishin të zemëruar sepse nuk morën asnjë pikë pavarësisht që luajtën mirë dhe i kuptoj. Përsëritja nuk ka ndodhur asnjëherë dhe mendoj se nuk do të ndodh prapë”.

Ka shumë gabime në shumë ndeshje. Sigurisht, ishte gabim i madh në top ndeshje dhe ishin të zhgënjyer se si ndikoi në ndeshje. Por, mund të të gjej gabime në çdo ndeshje. Është pjesë e lojës dhe duhet të lëvizim përpara”.

Ishim vërtetë të mirë. Luajtëm vërtetë mirë edhe kur ishim 11 kundër 11. Të dy kartonët e kuq ishin përmirësuar. Pastaj kishim probleme për të shënuar dhe shënuam në sekondat e fundit, ishte në fakt autogol. Ishte shumë e rëndë për Liverpoolin dhe shumë e rëndësishme për ne”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Federata e Anglisë e pranoi gabimin duke publikuar edhe audio-incizimin.

Lajme të ngjashme