Kthimi i Messit nuk është prioriteti kryesor i Barcelonës
Barcelona e ëndërron kthimin e kampionit të botës Lionel Messi në klub gjatë kësaj vere. Megjithatë, ky nuk është prioriteti kryesor i katalonasve.
Messi, 35 vjeç, nuk është synimi kryesor në planifikimin e skuadrës së Barçës për sezonin e ardhshëm, sipas gazetës spanjolle El Pais.
Vazhdimi i kontratës me Alejandro Bale, 19 vjeç, dhe letrat e punës me të cilat ka telashe Ronald Araujo të cilit vazhdimi i kontratës iu cilësuar i pavlefshëm, dhe supertalenti Gavi, të cilin Laliga e çregjistroi nga ekipi i parë, janë çështje më të rëndësishme për klubin se kthimi i Messit.
Operacioni “Messi” do të vijë më vonë.
Sidoqoftë, sipas El Pais, ka pasur bisedime për kthimin e mundshëm të argjentinasit pas ndeshjes së parë të Paris Saint-Germainit kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Një ditë më vonë, më 16 shkurt u mbajt një takim mes bordit të PSG-së dhe Jorge Messit, babait dhe menaxherit të pleshtit.
Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, ruan kontakt me Messin përmes tekst-mesazheve dhe audio-mesazheve. Thuhet se veteranët e Barcelonës, Sergio Busquets dhe Jordi Alba e kishin pyetur Messin gjatë një darke të përbashkët nëse ai do të kthehej në Camp Nou. Reagimi i tij: një buzëqeshje e madhe e kuptimplotë.
Për largimin e tij nga Parisi ka pasur thashetheme për një kohë të gjatë, së fundmi të nxitura nga lajmet se Messi ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me PSG-në, e cila i mbaron në verë.
Sipas L’Equipe, PSG-ja i ka kërkuar argjentinasit ta ulë pagën për ta vazhduar kontratën, gjë që cilën Messi nuk dëshiron ta pranojë. Për më tepër, marrëdhëniet e Messit me tifozët e klubit janë të tensionuara, pasi ata po e fishkëllejnë vazhdimisht.
Zvëndëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, së fundmi tha: “Tregimet e bukura në jetë kanë nevojë për një përfundim të lumtur. Natyrisht se jemi në kontakt me Messin”.
Derisa Barcelona duhet të bëjë shumë për të qenë në gjendje t’i ofrojë pagë e kontratë Messit, në Arabinë Saudite atij i është ofruar një pagë e paimagjinueshme, 400 milionë euro në vit. /Nacionale/

