Kroacia shënon fitore bindëse ndaj Maqedonisë së Veriut - NACIONALE

Kroacia shënon fitore bindëse ndaj Maqedonisë së Veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kroacisë ka triumfuar bindshëm në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kroatët triumfuan me rezultat 3:0, duke qenë shumë dominues nga fillimi.

Lovro Majer me një supergol nga gjuajtja e lirë e kaloi Kroacinë në epërsi pas vetëm 10 minutave lojë.

I njëjti më pas e dyfishoi epërsinë, pasi mori një asistim mahnitës nga Bruno Petkovic (45’).

Pjesa e dytë ishte më e qetë, ku dy kombëtaret kishin më pak raste dhe ishin më të kujdesshme duke pritur gabimin e njëra-tjetrës.

Megjithatë, rrugën drejt golit e gjeti Kroacia përmes Marco Pasalic, që u gjend në vendin e duhur dhe shënoi lehtësisht nga një top i kthyer (79’).

Kësisoj, Kroacia merr një fitore para Kampionatit Evropian “Euro 2024”, ku gjendet në grupin e ‘vdekjes’ me Italinë, Spanjën dhe Shqipërinë.

Lajme të ngjashme