Krasniqi: Privilegj të jetojmë në epokën e Messit dhe të përjetojmë magjinë e tij - NACIONALE

Krasniqi: Privilegj të jetojmë në epokën e Messit dhe të përjetojmë magjinë e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas fitores së Argjentinës në kudër të botërorit Katar 2022.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë, Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Kreu i PDK-së është ndjerë i privilegjuar që ka jetuar në epokën e Messit.

Botërori 2022 kishte rezervuar një finale të ëndrrave për të gjithë ne, e veçanërisht për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Ka qenë privilegj të jetojmë në epokën e Messit dhe të përjetojmë magjinë e tij. Sot, kurora në kokën e tij është e pakontestueshme. Urime dhe faleminderit, Mbret i Futbollit”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme