Kovacic thotë se nën urdhrat e Guardiolas mund të bëhet lojtar edhe më i mirë - NACIONALE

Kovacic thotë se nën urdhrat e Guardiolas mund të bëhet lojtar edhe më i mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic, që u zyrtarizua si lojtar i Manchester Cityt sot, ka treguar arsyen se pse erdhi te kampionët e Premierligës, duke u larguar nga Chelsea pas plot pesë vitesh të kaluara.

Kovacic ka zbuluar se ai ka bërë lëvizjen te City pasi synon të arrijë një nivel tjetër nën urdhrat e Pep Guardiolas. Ai u largua nga Chelsea pas përfundimit të një sezoni të dështuar, duke u renditur në vendin e 12-të në Premierligë, ndërsa City fitoi tripletën në sezonin 2022/23.

29-vjeçari pas nënshkrimit të kontratës tha: “Të bashkohesh me këtë skuadër është vërtet një ëndërr për çdo futbollist. Kam ende shumë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar dhe e di që nën drejtimin e Pep mund të bëhem një lojtar më i mirë, gjë që është vërtet emocionuese për mua. Plani im tani është të pushoj për disa javë përpara se të kthehem në Mançester për t'u përgatitur për sezonin e ri. Unë dua ta ndihmoj këtë klub të qëndrojë në krye dhe të fitojë më shumë trofe”.

Mateo Kovacic Manchester City

Reprezentuesi kroat tashmë ka një sërë trofesh të fituara në karrierën e tij, me katër trofe të Ligës së Kampionëve, katër Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa të UEFA-s, një trofe në La Ligas, Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Evropës, pasi ka luajtur për skuadrën londineze dhe Real Madridin. Ai gjithashtu fitoi tre tituj të ligës kroate me Dinamo Zagreb dhe synon të shtojë numrin e trofeve të tij në stadiumin Etihad.

Rodri Mateo Kovacic Chelsea Manchester City 2022-23

Kovacic do të shkojë në turneun parasezonal të Cityt në Japoni, i cili fillon me një ndeshje kundër Bayern Munichut muajin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme