Kovacic: Kush do që ka nervat më të forta do ta fitojë Premierligën - NACIONALE

Kovacic: Kush do që ka nervat më të forta do ta fitojë Premierligën

1 javë më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Manchester Cityt Mateo Kovacic pret që tre kandidatët për titull të garojnë deri në xhiron e fundit të Premierligës.

City mori përkohësisht kreun e Premierligës pas fitores 5:1 ndaj Lutonit, derisa Arsenali dhe Liverpooli do të luajnë këtë të diele.

I pyetur për garën për titull, kroati e ka vlerësuar se do të jetë e ngushtë deri në fund dhe trofeun do ta ngrit skuadra që ka nervat më të forta.

“Është e mrekullueshme. Tre skuadra po kalojnë shumë mirë”.

“Do të jetë vështirë deri në fund dhe të shohim se cila do të ketë nervat më të forta deri në fund. Ishte e rëndësishme t’i vendosim në presion, por ne fokusohemi vetëm tek vetja jonë, të fitojmë ndeshjet dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Man City tani është i fokusuar për përballjen e të mërkurës ndaj Real Madridit në kuadër të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë, përballja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 3:3, ndërsa në “Etihad Stadium” do të vendoset se cila skuadër do të avancojë në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër Bayern Munich – Arsenal.

Lajme të ngjashme