Kosovës s’i kryen punë as fitorja në tavolinë, Rumania e ka të sigurt promovimin në ligën B
Kombëtarja e Kosovës duhet të kualifikohet në ligën B të Ligës së Kombeve përmes play-offit, shkaku që nuk ka asnjë gjasë për të avancuar direkt edhe sikurse vendimi i UEFA-s të jetë në favorin e “Dardanëve”.
Me ndeshjet e zhvilluara të hënën, Rumania e ka siguruar promovimin në ligën B të Ligës së Kombeve falë fitores bindëse 4:1 ndaj Qipros.
Me renditjen aktuale, Rumunia ka 15 pikë, tri mbi Kosovën. Pra, në rast që “Dardanët” do të merrnin fitore në tavolinë për ndeshjen në Bukuresht pikët do të bëheshin të barabartë. Jo vetëm kaq, por edhe golaverazhi do të ishte i njëjtë pra +9.
Menjëherë pas golaverazhit, në rregullat e Ligës së Kombeve vlejnë golat e shënuar, ku rumunët kanë shënuar 15, pra 5 më shumë se Kosova (edhe nëse llogaritën tre golat që do t’i numëroheshin dardanëve, atëherë Rumania do të kishte dy më shumë).
Romania 🇷🇴 is promoted to League B!
— Football Meets Data (@fmeetsdata) November 18, 2024
Even in the very unlikely scenario that UEFA awards Kosovo 🇽🇰 a 0-3 win, Romania would still finish ahead of them on overall goals scored (15 vs 13)!
Congrats to 🇷🇴! pic.twitter.com/eA7XfBItug
Kësisoj, Kosova do të mësojë kundërshtarin për në play-off të premten e ardhshme, me dy ndeshjet që do të zhvillohen në muajin mars.