Kosovë - Irlandë Veriore: Statistikë, analizë, taktikat e përzgjedhësve dhe renditja botërore
Kombëtarja e Kosovës ditën e enjte të do të zhvillojë sfidën e tretë në kuadër të grupit C në Ligën e Kombeve, kundër Irlandës Veriore.
"Dardanët" nisën aventurën në Ligën e Kombeve në mënyrën më të mirë të mundshme duke triumfuar ndaj Qirpros, por pastaj gabuan duke pësuar humbje nga Greqia në "Fadil Vokrri".
Sidoqoftë, tani Kosova duhet ta harrojë këtë humbje dhe të luajë vetëm për pikët e plota ndaj irlandezëve, në mënyrë që të vazhdojnë garën për pozitën e parë.
Duke folur në konferencë për media, të mërkurën përzgjedhësi Alain Giresse deklaroi: "Ndodhemi në një situatë të veçantë, si rrjedhojë e ndeshjes së kaluar, mungesa e dy lojtarëve si pasojë e kartonëve të kuq. Këta të dy lojtarë i shtohen listat e mungesave, me që rast jemi në vështirësi sa i përket pozicioneve të caktuara, duke marrë se lojtarët që mungojnë janë të rëndësishëm për pozitën e tyre".
Kurse, përzgjedhësi i Irlandës Veriore, Ian Baraclough deklaroi gjithashtu se duan fitore ndaj Kosovës.
"Do të shkojmë në secilën ndeshje për të fituar. E dimë historinë tonë, Liga e Kombeve nuk ka qenë e mirë për ne, në aspektin e rezultateve. Kemi provuar lojtarë të rinj në skuadër. Jemi skuadër e re, po zhvillohemi. Jemi duke e freskuar ekipit. Nuk dihet çfarë mund të ndodh në një ndeshje. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Kosovës".
Statistikat e dy kombëtareve në ndeshjet e fundit
Sa i përket Ligës së Kombeve, si Kosova ashtu edhe Irlanda Veriore kanë zhvilluar nga dy ndeshje deri më tani.
"Dardanët" kanë regjistruar një fitore dhe një humbje, derisa Irlanda Veriore nuk di ende për fitore, duke numëruar një humbje dhe një barazim.
Kurse, për Kosovën dhe Irlandën Veriore kjo do të jetë sfida e parë në mes vete, pasi asnjëherë më parë nuk janë takuar në histori.
Taktikat e lojës: Kosova shumë ofensive, Irlanda Veriore preferon kundërsulmet
Në ndeshjet e fundit, Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar lojë ofensive në formacionin titullar, ku kryesori që ka preferuar tekniku francez është 4-3-3 dhe 4-2-3-1 (me këtë formacion pritet të luajë edhe sonte).
Pavarësisht mungesave, "Dardanët" kanë një ekip të mirë ofensivë, mirëpo do kemi problemi serioze në aspektin defensivë, sidomos me mungesat e Fidan Alitit dhe Aro Muric, që u ndëshkuan me karton të kuq ndaj Kosovës.
Ndërsa, Irlanda Veriore preferon të zhvillojë formacion me kundërzbritje, ku ka përdorur sisteme si 3-5-2, 3-4-3 (në ndeshjet e marsit) dhe 5-3-2, 4-1-4-1 (ndaj Greqisë dhe Qipros), ku lojtarët kanë luajtur me kundëraksione të shpejta, por të dy ndeshjet kanë qenë jo të suksesshme.
Vlera e përgjithshme në "Transfermarkt" - Kosova afro katër herë më e shtrenjtë se Irlanda
Kombëtarja e Kosovës sipas të dhënave në "Transfermarkt" është afro katër herë më e shtrenjtë se Irlanda Veriore. "Dardanët" vlerësohen rreth 71.4 milionë euro, derisa mysafirët më 27.48 milionë euro.
Futbollisti më i shtrenjtë padyshim është kapiteni Amir Rrahmani me 25 milionë euro, derisa te Irlanda më së shumti vlerësohet qendërmbrojtësi i Middelsbrough FC, Paddy McNair me 6 milionë euro.
Renditja botërore, Irlanda Veriore shumë më e mirë se Kosova
Nëse vlerësojmë renditjen botërore, Irlanda Veriore qëndron shumë më mirë se Kosova.
Irlanda zë pozitën e 54-të në renditjen e FIFA-s, derisa "Dardanët" zënë pozitën e 107-të, por arsyeja kuptohet që është pranimi i vonshëm në shtëpinë e futbollit.
Renditja në grupin 2 të ligës C së Ligës të Kombeve
Në renditjen momentale, Kombëtarja e Kosovës zë pozitën e dytë në tabelë me tre pikë, me një golaverazh 2:1, derisa Irlanda qëndron një pozitë më poshtë me një pikë dhe golaverazh negativ 0:1.
