Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes për Norvegji
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para nisjes për në Oslo të Norvegjisë.
“Dardanët” kanë kryer të gjitha përgatitjet për miqësoren ndaj norvegjezëve, sfidë kjo që zhvillohet të mërkurën.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar pamje të stërvitjes së Kosovës para nisjes për Norvegji.
Për më shumë shikoni videon:
Përndryshe, përballja mes Norvegjisë dhe Kosovës zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 19:00.