Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Izraelit - NACIONALE

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Izraelit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian "Euro 2024".

"Dardanët" janë ambientuar në fushën e stadiumit, derisa të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm që të japim maksimumin.

"Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit kualifikuese për “Euro 2024” kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, në orën 18:00. Stërvitja e fundit i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën e këtij stadiumi dhe për t’u rigjeneruar nga udhëtimi i sotëm. Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për ta dhënë maksimumin e tyre në ndeshje", shkruan FFK.

Ndërkohë, në konferencë për media trajneri Alain Giresse është shprehur mjaftë optimst se do t'ia dalin t'i arkëtojnë pikët e plota, por që nuk do të jetë aspak e lehtë.

Kujtojmë, ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të nis të shtunën me fillim nga ora 18:00.

Lajme të ngjashme