Kosova zhvillon stërvitjen e fundit, gati për Bjellorusinë - NACIONALE

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit, gati për Bjellorusinë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së fundit në kuadër të kualifikuesve për “Euro 2024”.

“Dardanët” janë eliminuar me humbjen e pësuar nga Zvicra, por që synojnë t’i mbyllin kualifikueset me fitore me shpresën që Andorra ta ndalë Izraelin për ta zënë vendin e tretë.

Lojtarët tanë kanë bërë kryesisht ushtrime të lehta dhe stërvitje me top, derisa objektivi është i qartë.

Për fund, kujtojmë se përballja me Bjellorusinë zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.

Në rast të fitores, Kosova pritet të ketë një ngritje të mirë në renditjen botërore të FIFA-s.

Lajme të ngjashme