Kosova U21 shënon fitore ndaj Maqedonisë së Veriut
Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar fitore në udhëtim te Maqedonia e Veriut U21.
“Dardanët” e rinj ishin më të mirë në pjesën më të madhe të kohës dhe fituan me përmbysje nga 1:0 në 1:3.
Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Velickovskit, që shënoi pas një aksioni të shpejtë (18’).
Sidoqoftë, ishte Fazlija që realizoi një gol të mrekullueshëm me kokë pas një harkimi nga këndi për ta barazuar rezultatin (29’).
Në pjesën e dytë, Kosova ishte shumë herë më e mirë dhe plot meritë e mori fitoren në fund.
Etnik Brruti pastaj dhuroi një asistim preciz te qendërsulmuesi i cili u përkujdes për ta përmbysur epërsinë (62’).
Në fund Kosova e vulosi fitoren me një tjetër gol pas harkimit nga këndi (87’).
Kosova U21 do ta zhvillojë edhe një tjetër miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U21.