Kosova U21 kërkon fitore ndaj Izraelit, formacionet zyrtare
Kombëtarja e Kosovës U21 do të kërkojë vetëm pikët e plota në udhëtimin e vështirë te Izraeli U21, në kuadër të kualifikuesve për “Euro 2025 U21”.
“Dardanët” e rinj ende kanë gjasa për kualifikim, pavarësisht që nuk do të jetë aspak e lehtë, prandaj kërkohen pikët e plota.
Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike, me trajnerin Afrim Tovërlani që ka hyrë me një 11-she mjaftë agresive.
Izraeli: Eliasi; Rumi, Lemkin, Melamud, Harosh, Leidner; Yona, Yehoshuha, Levi, Ganah; Toclomiti
Kosovë: Abdullahu; Haxha, Hoti, Gërxhaliu, Ibrahimi; Avdyli, Brruti, Kryeziu; Tusha, Tahiri, Bunjaku
Përballja do të nis me fillim nga ora 19:00.