Kosova U19 e nis me fitore kualifikimin për Evropian, mposht Austrinë - NACIONALE

Kosova U19 e nis me fitore kualifikimin për Evropian, mposht Austrinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës U19 ka bërë hapin e parë pozitiv në kuadër të kualifikimit për Kampionatin Evropian U19, duke mposhtur Austrinë.

“Dardanët” e rinj zhvilluan një tjetër paraqitje fantastike duke triumfuar me rezultat minimal 1:0.

Edhe pse austriakët ishin favoritët, Kosova zhvilloi një paraqitje të shkëlqyeshme duke dominuar dhe me plot meritë fituar pikët e plota.

Austria e nisi më mirë, duke pasur një rast të artë përmes Dursun mirëpo portieri Avdija ia ndali penalltinë (34’).

Heroi i Kosovës në këtë përballje ishte talenti i Llapit Elvir Gashijani, i cili pas një aksioni të shpejtë e bëri Scholler të shënonte autogol (49’).

Kosova kishte edhe disa mundësi tjera për ta vulosur fitoren, por që portieri austriak bëri pritje të shkëlqyeshme.

Kësisoj, Kosova U19 bëhet lider në grupin e parë, me tre pikë, dy më shumë se Sllovenia e Spanja U19.

Për të avancuar tutje, “Dardanët” duhet t’i fitojnë dy përballjet e radhës, ose së paku të marrin një fitore dhe një barazim e të shpresojnë që Austria e ndal ndonjërin nga pretendentët tjerë.

Lajme të ngjashme