Kosova synon ta mbyllë kampanjën me fitore ndaj Lituanisë, formacionet zyrtare
Kombëtarja e Kosovës do të jetë nikoqir i Lituanisë në kuadër të ndeshjes së fundit për Ligën e Kombeve.
“Dardanët” e kanë të siguruar pozitën e dytë mirëpo që Lituania ka nevojë për fitore gjithashtu për t’i shpëtuar rënies në ligën D.
Përzgjedhësi Franco Foda ka ndryshuar formacion, ku këtë herë ka vendosur të luajë me sistemin 4-4-1-1, ku Fidan Aliti e Ilir Krasniqi janë në qendër ndërsa Albion Rrahmani ia zë vendin Florent Muslijës.
Formacionet zyrtare:
Kosovë: Muric; Hadërgjonaj, Krasniqi, Aliti, Vojvoda; Zhegrova, Rexhbecaj, Berisha, Jashari; Rrahmani; Muriqi
Lituani: Gertmonas; Sirvys, Girdvainis, Utkus, Milaslus; Slivka, Gineitis, Vorobjovas, Lasickas; Paulauskas, Cernych.

Përballja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.