Kosova publikon listën e lojtarëve për dy ndeshjet e nëntorit
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar listën përfundimtare për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.
Përzgjedhësi i ri Jean-Denys Coulet do të kërkojë dy fitore ndaj Zvicrës, respektivisht Irlandës.
Coulet ka publikuar emrat e 12 basketbollistëve që kanë hyrë në listën e plotë.
Dardan Berisha, Meriton Ismaili, Arti Hajdari, Arian Qallaku, Gëzim Morina, Lis Soshi, Mikaile Tmusic, Erjon Kastrati, Rron Ukaj, Dominic Artis dhe Muhamedali Janjeva.
Kujtojmë, Kosova fillimisht më 21 nëntor përballet me Zvicrën, ndërsa vetëm tre ditë më vonë udhëton për në Dublin për t’u takuar me Irlandën.
“Dardanët” kanë një fitore dhe një humbje dhe me patjetër duhet të triumfojnë kundër Zvicrës, që ka regjistruar dy fitore. Në grup është edhe Azerbajxhani me një fitore e humbje, kurse Irlanda ka dy humbje.