Kosova në epërsi pas pjesës së parë ndaj Qipros - NACIONALE

Kosova në epërsi pas pjesës së parë ndaj Qipros

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë në përballjen ndaj Qipros.

“Dardanët” janë duke triumfuar me rezultat 1:0, falë golit të kapitenit Amir Rrahmani.

Kosova ishte më e mirë shumicën e kohës por që kishte pak raste shënimi, shkaku i mbrojtjes së ngjeshur të skuadrës mysafire.

Qipro në fakt mund të përfitonte lehtë falë disa gabimeve të lojtarëve tanë, por që mbrojtja rezultoi të ishte në vendin e duhur.

Ishte kapiteni Amir Rrahmani që e zhbllokoi rezultatin me një solo gol, duke dribluar mes dy lojtarëve pasi mori një pasim nga Florent Muslija.

Fatkeqësisht një lëndim e pësoi sulmuesi Milot Rashica, i cili u zëvendësua pas vetëm 15 minutave lojë.

Krejt në fund Ermal Krasniqi fitoi një penallti pasi u faullua në sulm, por që reagoi VAR-i duke e anuluar shkaku që ishte një pozicion jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Kosova do të arrijë ta ruajë këtë rezultat, ose të shënojë edhe ndonjë gol tjetër në pjesën e dytë, ku stadiumi “Fadil Vokrri” është i stërmbushur nga tifozët.

Lajme të ngjashme