Kosova kërkon vetëm fitore ndaj Qipros, formacionet zyrtare
Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë vetëm fitore në udhëtim te Qipro, me shpresën e një kualifikimi tutje pas humbjes nga Rumania.
Përzgjedhësi Franco Foda ka bërë ndryshime në formacionin zyrtar, në krahasim me ndeshjen ndaj Rumanisë, ku kuptohet mungojnë tre të suspenduarit Edon Zhegrova, Arijanet Muric, Florent Muslija, si dhe i ndëshkuari me karton të kuq Mërgim Vojvoda.
Për dallim nga ndeshja e kaluar, tekniku gjerman është kthyer në sistemin 4-3-3, ku Donat Rrudhani ia ka zënë vendin Leart Paqaradës, kurse Hadërgjonaj e zëvendëson Vojvodën.
Në mesfushë nga minuta e parë do të jetë Lindon Emërllahu pranë Berishës e Rexhbecajt, derisa Ermal Krasniqi do ta ndihmojë Muriqin e Rashicën në aspektin ofansiv.
Formacionet zyrtare:
Qipro: Mall; Karo, Gogic, Kyprianou; Panayiotou, Artymatas, Krastanos, Malekkidis, Ioannou; Pittas, Tzionis
Kosovë: Bekaj; Rrudhani, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj; Rexhbecaj, Emërllahu, Berisha; Rashica, Muriqi, Krasniqi.

Përballja do të nis me fillim nga ora 18:00.