“Kosova ishte superiore në çdo aspekt, fatmirësisht morëm një pikë” - NACIONALE

“Kosova ishte superiore në çdo aspekt, fatmirësisht morëm një pikë”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish sulmuesi i gjeneratës së artë rumune Florin Raducioiu ka lavdëruar Kosovën për paraqitjen ndaj Rumanisë duke deklaruar se ka qenë superiore në të gjitha aspektet.

Pavarësisht dominimit të plotë, Kosova nuk arriti të fitojë më shumë se një pikë në “Fadil Vokrri”, meqenëse u ndal pa gola nga Rumania.

Raducioiu ka kritikuar Rumaninë për paraqitjen duke theksuar se Kosova ishte dominuese në të gjitha aspektet e mundshme.

Vërtet e vlerësoj sakrificën e lojtarëve. E vlerësoj shumë sakrificën e mbrojtjes, por jo atyre në sulm. Këta djem nuk bëjnë... ne donim më shumë. Nëse duam të kualifikohemi, duhet të jemi më efikas”.

Nuk e kam problem që nuk kishim shanse, siç kishin me kundërzbritje. Por nuk menaxhuam të bënim tre apo katër pasime në fushën tonë. E papranueshme”.

Nuk e merituam barazimin në fund! Kosova ishte superiore, sidomos në pjesën e dytë, gati në të gjitha pikëpamjet: fizike, taktike, teknikave, dëshirë për të luftuar. Vetëm saktësia, sidomos Muriqit, ishte arsyeja që ne nuk u kthyem pa një pikë nga Kosova”.

Ishte Rumania që s’tregoi asgjë. Një Rumani e dëshpëruar në pjesën e dytë. Dukej që nga ato momente Kosova mund të shënonte. Nuk mund ta marrin vendin e dytë nëse vazhdojmë me këso paraqitje. Jam tejet i zhgënjyer”, deklaroi ai.

Rumania të hënën do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Zvicrës, derisa Kosova është mysafir i Bjellorusisë në Hungari.

Lajme të ngjashme