“Kosova ime gëzuar”, Driton Kuka reagon pas medaljes së pestë olimpike - NACIONALE

“Kosova ime gëzuar”, Driton Kuka reagon pas medaljes së pestë olimpike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Driton Kuka ka uruar Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar pasi fituan medaljen e pestë olimpike në histori.

Xhudo po vazhdon ta përfaqësojë më së miri Kosovën në Lojërat Olimpike, me Laura Fazliun që u stolis me të bronztën në “Paris 2024”.

Tani ka reaguar edhe Kuka në rrjetin social “Facebook”, duke uruar Kosovën për arritjen e radhës.

“Medalja nr 5 Olimpike! Kosova ime gëzuar. Populli im shqiptar, urime e gëzuar”, shkroi ndër të tjera Kuka.

Përndryshe, ky numër mund të rritet nesër përmes xhudistet Loriana Kuka.

Lajme të ngjashme