Kosova i nis përgatitjet për ndeshjet vendimtare për Euro 2024 - NACIONALE

Kosova i nis përgatitjet për ndeshjet vendimtare për Euro 2024

3 vjet më parë

nga NACIONALE


Ekipi kombëtar i Kosovës i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen për herë të parë në Euro 2024.


Kosova do të përballet me Rumaninë dhe Bjellorusinë gjatë këtij muaji në Grupin I kualifikues për turneun e verës së ardhshme në Gjermanisë.

Trajneri Alain Giresse i ftoi 23 futobllistë, por përgatitjet të enjten pasdite i nisi vetëm me gjashtë prej tyre, pasi pjesa më e madhe ende nuk i është bashkuar ekipit.

Pjesë e stërvitjes ishin portieri i parë Arijanet Muric, kapiteni Amir Rrahmani, si dhe anësori Ermal Krasniqi.

Kosova e nisi shumë keq fushatën e dytë kualifikuese për një turne evropian, pasi barazoi me rivalin e drejtpërdrejt për vendin e dytë, Izraelin, para se të pësonte barazim tronditës me Andorrën në Prishtinë.

Si pasojë, verdhekaltrit kanë dy pikë pas dy ndeshjeve, duke mbetur mbrapa liderëve Zvicrës dhe Rumanisë që kanë nga gjashtë pikë.

Ndeshja e 16 qershorit me Rumaninë në Fadil Vokrri është në veçanti e rëndësishme, pasi një disfatë e mundshme do ta linte ekipin dardan shumë mbrapa për të qenë në gjendje të luftojë për një vend që çon në Evropian.

Tri ditë më vonë, të hënën më 19 qershor, Kosova udhëton drejt Budapestit për t'u përballur me Bjellorusinë.

Lajme të ngjashme