Kosova e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Azerbajxhanit
Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me epërsi të ngushtë pjesën e parë ndaj Azerbajxhanit, në kuadër të parakualifikueseve për Kupën e Botës.
“Dardanët” bën paraqitje të mirë këtë pjesë, edhe pse e mbyllën me epërsi prej vetëm një pikë (43:44), ku shkëlqeu Dardan Berisha me 15 pikë.
Çereku i parë ishte i barabartë duke përfunduar me rezultat 19:19, por pastaj në çerekun e dytë Kosova bëri një rikthim fantastik në sekondat e fundit për të kaluar në epërsi 24:25, apo rezultati i përgjithshëm 43:44.
Ndërkohë, Kosova ka një fitore ndaj Irlandës deri më tani në grupin A, me Azerbajxhanin që renditet e fundit me një humbje të pësuar nga Zvicra.