Korenica: Golin ia dedikova familjes, veçanërisht babait | Zyba: Na pret punë e vështirë në Bullgari, kemi përfunduar vetëm 50% të punës - NACIONALE

Korenica: Golin ia dedikova familjes, veçanërisht babait | Zyba: Na pret punë e vështirë në Bullgari, kemi përfunduar vetëm 50% të punës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës, Ballkani, shënoi fitore të madhe dje, duke mposhtur në Fadil Vokrri 2:0 gjigantin bullgar, Ludogorets, në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve. Dy golashënuesit e ndeshjes u prononcuan, me Korenicën që pati dedikim të veçantë, ndërsa Zyba tha se puna nuk ka përfunduar akoma.

Mesfushori fantastik Meriton Korenica tregoi se për të ishte një ndjenjë e papërshkrueshme, teksa ka thënë se në aspektin taktik po ua bëjnë shumë të vështirë kundërshtarëve t’ua lexojnë lojën.

“Ndjenja ishte e papërshkrueshme, sepse ishte një ndeshje e Ligës së Kampionëve. Bëmë punën mirë dhe u shpërblyem me fitore, por kemi bërë vetëm gjysmën e punës dhe nuk ka përfunduar asgjë. Kemi ndeshjen e kthimit tani. Grupi ynë është i fortë, lëvizjet tona janë automatizuar dhe po kuptohemi me njëri-tjetrin me vetëm një shikim, gjithashtu kundërshtarëve po ua bëjmë shumë të vështirë të na lexojnë lojën.”

26-vjeçari kishte një dedikim të veçantë për golin e shënuar, që hapi takimin e djeshëm.

May be an image of 1 person, playing soccer, playing football and text

“Goli i dedikohet familjes, veçanërisht babait. Ai ka pasur një operacion shumë të vështirë së fundmi e të cilin e ka kaluar me sukses, shpresoj ta kalojë këtë sfidë jetësore.”

Në anën tjetër, Qëndrim Zyba që shënoi golin e dytë të takimit, tha se në udhëtim i pret punë shumë më e vështirë dhe se në Fadil Vokrri kanë përfunduar vetëm 50 % të punës.

May be an image of 3 people, people playing soccer, people playing football and text

“Në ndeshje po bëj detyrat e dhëna. Profesori Daja më ka besuar dhe unë po jap gjithçka nga vetja ime. Jemi përgatitur shumë mirë fizikisht, por edhe kundërshtari ynë ka cilësi të mëdha. Koordinimi nuk ishte problem sepse kemi stërvitur gjatë gjithë kohës dhe jemi përshtatur mirë. Në Fadil Vokrri kemi bërë vetëm 50 % të punës dhe na pret shumë punë e vështirë në ndeshjen e kthimit në Bullgari.”

Lajme të ngjashme