Korenica: Fitorja ka mundur të jetë më bindëse, por nuk i shfrytëzuam rastet | Trashi: Goli im erdhi nga skemë e ushtruar - NACIONALE

Korenica: Fitorja ka mundur të jetë më bindëse, por nuk i shfrytëzuam rastet | Trashi: Goli im erdhi nga skemë e ushtruar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Futbollistët që i dhanë fitoren Ballkanit ndaj Lincoln Red Imps, Meriton Korenica dhe Lorenc Trashi, u deklaruan pas ndeshjes, ku mesfushori nga Rahoveci tha se kjo fitore mund të ishte më bindëse nëse rastet do të shfrytëzoheshin, ndërsa mbrojtësi nga Shqipëria tha se skema e golit ishte ushtruar në stërvitje.

Ballkani fitoi 2:0 ndaj Lincoln në Fadil Vokrri, kështu duke përfunduar gjysmën e punës dhe pas një jave udhëtojnë në Gjibraltar për ta siguruar kalimin në play-off.

Korenica për golin e shënuar tha se fillimisht kishte shikuar për bashkëlojtarin e tij, por kur e pa se ishte i mbuluar, ai shënoi.

“Si fillim shikova për bashkëlojtarin tim, por kur e pash se ishte i mbuluar mirë, u desh të shënoja.Krysore është fitorja që morëm, mund të ishte më bindëse por nuk shfrytëzuam rastet. Ne shpresojmë në fitore edhe në ndeshjen tjetër që ta arrijmë kualifikimin. Sot kishte vështirësi edhe për shkak të fushës, por edhe portieri kundërshtar ishte fajtor. Në ndeshjen e kthimit duhet të shfrytëzojmë rastet që na jepen.”

Mesfushori që po tregon paraqitje çdo herë e më të mira tregoi se si ndikoi trajneri Daja te fitorja në pjesën e dytë.

“Profesori Daja na foli pas pjesës së parë dhe na qetësoi për rastet që nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë realizuam golat. Në ndeshje si këto çdo rast duhet të shfrytëzohet pasi ato nuk vijnë lehtë. Kundërshtari ynë luan lojë shumë fizike, por ne do të mobilizohemi, do të shkojmë për ndeshjen e radhës që është në kampionat, e pastaj të provojmë të kualifikohemi në play-off pas një jave.”

Lorenc Trashi, që shënoi një gol fantastik, në anën tjetër tha se kjo erdhi pasi skema ishte ushtruar në stërvitje me Ilir Dajën.

No photo description available.

“Ishte pak e papritur për mua, por ishte diçka e punuar në stërvitje nga ana e profesorit. E kemi ushtruar shumë gjatë javës. Trajneri Ilir Daja punon shumë në këto skema dhe në këtë rast përfundoi me sukses.”

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është i vetëdijshëm që ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë, por thotë se fokusi fillimisht është në kampionat, e pastaj do të përgatiten për të shkuar në Gjibraltar.

“E dimë që na pret ndeshje e vështirë. Duke parë që është menduar se do të jetë ndeshje e lehtë, por nuk ishte kështu. Gjithë duhet të tregojnë veten. Do të jetë sfidë e vështirë. Tani fokusohemi te ndeshja kampionale e më pas përgatitemi për ndeshjen e vështirë në Gjibraltar.”

Lajme të ngjashme