Konkurrencë për Kristjan Asllanin, Interi përforcohet me Petar Sucic - NACIONALE

Konkurrencë për Kristjan Asllanin, Interi përforcohet me Petar Sucic

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Interi është përforcuar me shërbimet e mesfushorit Petar Sucic nga Dinamo Zagreb.

“Neurazzurët” janë duke menduar për sezonin tjetër, kësisoj kanë kompletuar marrëveshjen me kroatin, i cili do t’iu bashkohet në verë.

Interi do të paguajë 14 milionë euro për mesfushorin, si dhe 2.5 milionë euro që vlejnë për bonuse, derisa Dinamo e ka vendosur edhe një klauzolë shitje në rast që lojtari shkon të ndonjë skuadër tjetër.

“Petar Sucic e ka kompletuar kalimin te Interi. Marrëveshja u krye javën e kaluar për sezonin e ardhshëm, ndërsa do të jetë i gatshëm edhe për Kupën e Botës për klube”.

“Kroati do t’iu bashkohet për 14 milionë euro, 2.5 milionë euro bonuse si dhe klauzolë shitje për Dinamo Zagrebin. Testet mjekësore kryen sot në Milano”, shkroi ai ndër të tjera.

Kësisoj, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do të ketë një tjetër konkurrencë në mesfushë, pavarësisht që ka besimin e plotë të klubit italian.

Lajme të ngjashme