Komplikohet kalimi i Mbappes te Reali, Chelsea dhe Liverpool i bashkohen garës
Gara për shërbimet e sulmuesit të PSG-së Kylian Mbappe tashmë ka nisur, me francezin që pritet të jetë përgjigjen përfundimtare në ditët në vijim.
PSG në vikend do të bëjë ofertën e fundit zyrtare për Mbappen, të cilit do t’i ofrohet rinovimi edhe për një vit me një klauzolë lirimi.
Të gjithë mendonin se Mbappe do të nënshkruajë për Real Madridin, mirëpo kësaj gare tani fuqishëm i janë bashkuar Liverpool dhe Chelsea.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, përfaqësuesit e lojtarit janë njoftuar rreth mundësisë për të luajtur në Premierligë dhe një gjë të tillë nuk e kanë hedhur poshtë.
Vëmendja kryesore tani padyshim është te presidenti Nasser Al Khelaifi, i cili ka kërkuar që lojtari ta qartësojë në muajin nëntor nëse do të rinovojë, ose do të ikë si agjent i lirë.
Mes PSG-së dhe francezit ka pasur tensione gjatë verës sidomos pasi “Parisienët” e vendosen në shitje por tani situata është përmirësuar.
Real Madrid mbetet favorit i padiskutueshëm shkaku që është klubi i ëndrrave të lojtarit, mirëpo edhe Liverpool shihet si kandidat sidomos pas lidhjeve të ngushta me agjentin njëkohësisht nënën e tij Fayra Lamari.
Në anën tjetër, presidenti i Chelseas Todd Boehly ka kërkuar nga trajneri Mauricio Pochettino të diskutojë me lojtarin rreth kësaj mundësia pasi kanë raporte të shkëlqyeshme.
Real Madrid gjithashtu e ka bërë të qartë se nëse Mbappe duhet të nënshkruajë parakontratë në janar pasi ka frikë se klubet angleze mund të provojnë t’ia ndryshojnë mendjen qendërsulmuesit.