Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste të EURO 2024
Tashmë janë mësuar çiftet gjysmëfinaliste të Kampionatit Evropian 'EURO 2024'.
Pothuajse asnjë befasi nuk ndodhi në ndeshjet çerekfinale, pasi Spanja triumfoi ndaj Gjermanisë, Franca ndaj Portugalisë, Anglia e mposhti Zvicrën, ndërsa së fundmi Holanda triumfoi me përmbysje ndaj Turqisë.
🥁 Introducing your final four...
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 6, 2024
🇪🇸 Spain
🇫🇷 France
🇳🇱 Netherlands
🏴 England
Who wins it? 🤔#EURO2024 pic.twitter.com/vkQOd2Yb0x
Tri ndeshjet e para çerekfinale patën nevojë për 120 minuta lojë, dy prej të cilave vetëm nga penalltitë e dhanë fituesin, ndërsa vetëm ndeshja e fundit përfundoi në 90 minuta.
'Krahu i majtë' ashtu si nga 1/8 e finales e çerekfinalja vazhdon të jetë më i vështiri edhe në gjysmëfinale, pasi do të përballen dy superfuqitë e futbollit evropian e botëror Spanja - Franca.
Në anën tjetër, Holanda do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen tjetër.
Gjysmëfinalja e parë mes Spanjës dhe Francës zhvillohet më 9 korrik, ndërsa ajo mes Holandës dhe Anglisë më 10 korrik.
Kujtojmë se finalja e madhe e Kampionatit Evropian zhvillohet më 14 korrik në Olympiastadion në Berlin.