Kompany: Të mësojmë nga humbja që morëm te Barcelona dhe fitoret do të vijnë
Trajneri Vincente Kompany thotë se Bayern Munich duhet të mësojë nga humbja që mori te Barcelona për t’i marrë fitoret e radhës.
“Bavarezzët” u turpëruan në “Camp Nou” duke pësuar humbje me rezultat 4:1.
Sidoqoftë, Bayerni është i pamposhtur në Bundesliga me 17 pikë të mbledhura, ndërsa Kompany beson se situata do të vazhdojë të përmirësohet.
“Ka ndeshje në të cilat është e qartë se çfarë ka ndodhur. Ishte lojë me shumë momente dhe nuk shkoi gjithçka mirë”.
“Kishte momentet të mira që nuk i shfrytëzuam ose nuk ishim shumë të koncentruar”.
“Pësuam katër gola. Nuk dua të flas vetëm për mbrojtjen, do të ishte shumë lehtë. Përgjegjësia qëndron në tërë skuadrën. Kemi kualitetin dhe lojtarët. E kuptoj se kemi humbur dhe duhet të pranojmë kritikat”.
“Por nuk dua të harroj se çfarë mund të arrijnë djemtë nëse hedhin hapat e ardhshëm. Baza është se skuadra punon dhe mëson nga momente të tilla. Nuk jemi të befasuar që jo gjithçka ishte perfekte. Është normale. Në fund të fundit, ne nuk fituam një titull sezonin e kaluar”, deklaroi ai.
Bayern Munich përndryshe të dielën do të jetë mysafir i Bochumit në Bundesliga.