Kompany e kërkon yllin e Liverpoolit te Bayern Munich - NACIONALE

Kompany e kërkon yllin e Liverpoolit te Bayern Munich

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich mund të tentojë transferimin e yllit të Liverpoolit, Joe Gomez, pasi trajneri Vincent Kompany ka shprehur dëshirën për të pasur në skuadrën e tij një qendërmbrojtës me tiparet e tij.

Kompany po kërkon të rifreskojë mbrojtjen e Bayernit që kur mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Thomas Tuchel në fund të sezonit. The Mirror raporton se belgu e ka theksuar te bordi se Gomezin e sheh si objektivin kryesor.

Joe Gomez Liverpool 2023-24

Liverpooli nuk ka ndërmend ta shesë Gomezin te skuadra gjermane pasi e shohin atë si një lojtar të rëndësishëm teksa përgatiten për jetën nën menaxherin e ri Arne Slot. 27-vjeçari është në fund të sezonit të tij më të mirë në futbollin e nivelit të lartë dhe është pjesë e skuadrës së Anglisë të Gareth Southgate në Euro 2024.

Gomez nuk është i vetmi mbrojtës i Premierligës në radarin e Bayernit. Ata kanë zhvilluar tashmë bisedime me Levi Colwill, siç u raportua këtë javë, por Chelsea nuk është e interesuar të shesë qendërmbrojtësin. Gjigandët e Bundesligës pritet të nënshkruajnë me Jonathan Tah mes raportimeve që ai i ka thënë Bayer Leverkusenit se dëshiron të bëjë këtë lëvizje.

Joe Gomez Angli 2024

Gomez, i cili luajti në qendërmbrojtës, mbrojtës të krahut dhe në mesfushë gjatë gjithë sezonit për Liverpoolin, do të shpresojë që t'i jepet një shans për të shkëlqyer për Anglinë në turneun e verës përpara se të kthehet në Anfield për sezonin 2024-25.

Lajme të ngjashme