Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon ashpër Dritën dhe Prishtinën
Komisioni Disiplinor ka marrë vendimet e radhës, ku ka dënuar dy klubet kosovare, Drita dhe Prishtina.
Si Drita ashtu edhe Prishtina u gjobitën me nga 1 mijë euro, ku duhet ta paguajnë brenda afatit prej tetë ditëve, derisa bardhekaltrit edhe duhet të paguajnë dënimin shtesë që shkaktuan tifozëria e tyre, "Plisat" duke thyer disa ulëse në "Fadil Vokrri".
Vendimet e plota të Komisionit Disiplinor për Dritën dhe Prishtinën pa ndërhyrje:
“FC ”Prishtina”. Tifozët e FC ”Prishtina”, hodhen mjete piroteknike në tapetin e gjelbërt (sintetik) prapa portës, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme të asaj pjese. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Drita dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Obligohet FC “Prishtina”, që dëmin e shkaktuar nga tifo grupi “Plisat”, në stadiumin “Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent".
"FC ”Drita”. Tifozët e FC ”Drita” hodhen mjete piroteknike në tapetin e gjelbërt (sintetik) prapa portës , ku u shkaktuan dëme të konsiderushme. Janë hedhur disa mjete piroteknike me rrezikshmëri të lartë dhe kaçavida të cilat janë fotografuar dhe konfiskuar. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina Drita. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)", shkruhet në komunikatën e Komisionit Disiplinor.

Kujtojmë, se ndeshja e derbit mes Prishtinës dhe Dritës përfundoi pa gola (0:0).