Kombëtarja e Kosovës U19 pëson humbje nga Spanja përkundër paraqitjes fantastike, ende shpresë për Dardanët e rinj - NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës U19 pëson humbje nga Spanja përkundër paraqitjes fantastike, ende shpresë për Dardanët e rinj

1 muaj më parë

nga Vivianit Gërguri

Përkundër një paraqitje shumë të mirë, Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje 2:1 ndaj Spanjës, por që Dardanët e rinj ende kanë gjasa për kualifikim në Evropian nga Elite Round.

Tre ditë më parë, kombëtarja e udhëhequr nga Adil Maliqi morën fitore shumë të rëndësishme ku e mposhtën një nga favoritët e grupit, Austrinë me rezultat 1:0, ndërsa paraqitja e mirë ka vazhduar edhe sot ndonëse rezultati nuk ishte.

Kosova U19 u tregua me fillim e rrezikshme kur Elvir Gashijani tentoi me një gjuajtje që u ndal nga portieri.

Në vazhdim u zhvillua ndeshje e barabartë, me Spanjën që kishte pak më shumë raste, që ishte e kuptueshme si favorit i këtij takimi.

Një akison i bukur në minutën e 34-të, me disa kombinime të shpejta në zonën e Kosovës, Spanja doli në epërsi 1:0 me golin e shënuar nga Daniel Munoz.

Kombëtarja jonë pati një rast shumë të mirë në përfundim të pjesës së parë, ku Igball Jashari goditi fort, por që portieri spanjoll ia mohoi golin me pritje të mrekullueshme.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të spanjollëve, ndërsa në 45 minutat e dytë, të dy skuadrat shënuan nga një gol deri në fund të takimit.

Pol Fortuny shënoi gol të bukur gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, për rezultatin 2:0.

Kosova U19 në vazhdim kishte më shumë nga ndeshja, duke krijuar disa raste të rrezikshme, por krejt çfarë arritën të bënin ishte një gol i shënuar.

Zhvillohej minuta e 78-të kur Eliot Bujupi shënoi gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë nga një distancë e konsiderueshme, për 2:1.

Me këtë rezultat përfundoi ndeshja dhe tani Spanja merr primatin në grup me katër pikë pas dy ndeshjeve, me Kosovën që gjendet e dyta me tre pikë.

Dardanët e rinj ende kanë shpresa reale për kualifikim në Evropian, pasi me një fitore pas tre ditësh ndaj Sllovenisë dhe nëse Austria e ndal Spanjën, atëherë gjithçka do të ishte në anën e Kosovës, për të shkruar historinë.

Lajme të ngjashme