Koeman: Kam qenë trajner i Barcelonës në kohën më të keqe të saj - NACIONALE

Koeman: Kam qenë trajner i Barcelonës në kohën më të keqe të saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ronald Koeman ka qenë ish-lojtar dhe ish-trajner i Barcelonës për vite me radhë. Si trajner shkëlqimin nuk e ka pasur as përafërsisht ngjashëm sikur atë që kishte si futbollist. Ai e justifikon një gjë të tillë.

Barcelona viteve të fundit po përballet me një krizë financiare, e cila ia ka prishur jo pak stabilitetin klubit, duke reflektuar edhe në rendiment forme dhe të rezultateve në fushë.

Koeman pritej të sillte risi te katalonasit si trajner, por ai nuk ia doli që t’i vë në spikamë skemat e tij. Periudhë e vështirë ajo e holandezit, që nuk la ndonjë gjurmë për ndonjë të arritur që do t’ia vlente të cekej.

Barcelona e shkarkoi atë për ta emëruar Xavin në pozitën e trajnerit, i cili akoma edhe më sot është në të njëjtin funksion.

Arsyetimi i Koeman

Në një intervistë dhënë për “Footballl Daily”, Ronald Koeman ka sqaruar se përse nuk ka arritur që të ketë një rezultat më të mirë te Barcelona si trajner. Ai e vlerësoi si periudhën më të keqe të klubit atë kur ai kishte timonin e “blaugranëve”.

“Kam stërvitur Barcelonën në atë që ka qenë momenti më i keq i saj në aspektin financiar. Kemi humbur Messin, pastaj edhe Griezmannin”, tha ai.

Koeman e quajti me fat të qenët në dispozicion e shumë lojtarëve të rinj me potencialë të madh, siç ishte rasti me Pedrin.

“Për fat të mirë kam qenë me fat që kisha disa lojtarë me talent të madh, por nuk i kisha në gatishmëri më sulmuesit të cilët i kisha angazhuar. Kur erdha nuk e njihja Pedrin”
, shtoi ai.

Rreth Pedrit u ndal edhe më shumë, duke sqaruar të gjithë bisedën që ka pasur me drejtuesit e klubit dhe gjykimi që i është bërë mesfushorit, i cili tashmë vlerësohet si prej më të mirëve në qarkullim.

“Kubi më kërkoi që ta vlerësoja si lojtar, sepse në të kundërtën do të huazohej. Pas dy stërvitjeve që ka bërë i kam thënë drejtuesve të klubit që nuk do të duhej të largohej dhe që për pak kohë do të shndërrohej në lojtar titullar. Pas 5-6 ndeshje ka luajtur nga fillimi i ndeshjes kundër Real Madridit”, theksoi ai.

Te Barcelona, Koeman qëndroi për 14 muaj. Disfata që pësoi Barcelona në edicionin vjeshtor të sezonit paraprak kundër Rayo Vallecanos me rezultat 1:0, bëri që drejtuesve të klubit t’u shterohej durimi dhe të pushohej nga puna ai.

Lajme të ngjashme