Klubi spanjoll njofton për vdekjen e një tifozi në stadium para se të niste ndeshja e vlefshme për La Liga
Në një komunikatë për medie Valencia ka njoftuar se një tifoz ka vdekur mbrëmë pas fillimit të sfidës kundër Cadiz, e cila mbaroi 0:1 për mysafirët. Me këtë rast Valencia shprehi ngushëllimet e saj për vdekjen e tifozit.
Një lajm i kobshëm erdhi nga Spanja. Valencia ka njoftuar se një tifoz ka vdekur mbrëmë në stadium, para se të niste ndeshja e vlefshme për javën e 16-të të La Ligas, që u mbyll me fitoren e mysafirëve.
Megjithatë, rezultati i kësaj ndeshje kaloi në plan të dytë me të njoftuar klubi nga “Mestalla” për vdekjen e tifozit në fjalë.
“Shprehim keqardhje të thellë për lajmin e trishtë të pranuar, gjegjësisht për vdekjen e tifozit të Valencias, i cili është mjekuar me urgjencë në ‘Mestalla’ para fillimit të ndeshjes. Përqafime të forta për familjen dhe miqtë tuaj. Pushofshe në paqe”, ishte një njoftim në llogarinë zyrtare të saj në rrjetin social “Twitter” që shkroi Valencia.
Lamentamos profundamente la triste noticia del fallecimiento del seguidor valencianista que ha sido atendido de urgencia esta noche en Mestalla antes del inicio del partido.
— Valencia CF (@valenciacf) January 6, 2023
Mucha fuerza y un enorme abrazo para sus familiares y amigos. DEP 🖤🦇 pic.twitter.com/ZBsmjwWHqp
Nga Osasuna, te Espanyol, Marbella e shumë klube tjera, u bashkangjitën në këto ngushëllime, duke shprehur njëzëri keqardhje për fatkeqësinë e ndodhur.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, tifozi në fjalë nuk ia ka dalë që të shpëtojë nga vdekja. Sipas shtypit spanjoll ndërhyrja e mjekëve nuk është vonuar aspak. Ajo ka qenë e menjëhershme, por jo e mjaftueshme për ta shmangur një fatalitet të tillë.

Tifozët dhe lojtarët janë parë teksa ishin të hutuar dhe në gjendje të rëndë emocionale, me të kuptuar se çfarë kishte ndodhur në tribunat e stadiumit.
