Klubi saudit po bën gjithçka për ta blerë Silvën nga Manchester City - NACIONALE

Klubi saudit po bën gjithçka për ta blerë Silvën nga Manchester City

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi i Arabisë Saudite Al Hilal është duke bërë përpjekje të mëdha për ta bindur mesfushorin sulmues të Manchester City, Bernardo Sivla, t’i bashkohet atij në Saudi Pro League.

Kontrata e Silvës me Cityn nuk mbaron deri në vitin 2025 dhe, derisa klubi dëshiron që ai ta vazhdojë atë patjetër, lojtari ka një numër ofertash në tabelë.

Edhe Paris Saint-Germaini është i interesuar në 28-vjeçarin, siç është edhe Barcelona, e cila ka dy vite që e kërkon.

Barcelona ka arritur marrëveshje tashmë për të nënshkruar me kapitenin e City Ilkay Gundogan.

Megjithatë, të dy këto klubet mund të mposhtën nga pagat e larta në ofertë nga Arabia Saudite.

Klubi nga Riadi, Al Hilal, është në proces të nënshkrimit me Ruben Neves nga Wolves, si dhe po bën shumë përpjekje për ta bindur edhe Silvën që t’i bashkohet.

Përfaqësuesi i Portugalisë është përfshirë në të gjithë pesë titujt e fituar nga Manchester City nën udhëheqjen e Pep Guardiolës pasi iu bashkua klubit më 2017.

Ai i ndihmoi klubit ta fitojë tripletën, pra Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup, sezonin e fundit.

Një numër i lojtarëve të profilit të lartë kanë kaluar në Arabinë Saudite tashmë.

Në mesin e tyre edhe sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo që iu bashkua Al Nassrit në janar.

Lajme të ngjashme