Klubi i Bundesligas interesohet për “gjermanin” Mërgim Berisha
Wolfsburg është duke provuar të nënshkruajë me sulmuesin e huazuar te Augsburgu nga Fenerbahce, Mërgim Berisha.
25-vjeçari ka kaluar një edicion fantastik ku ka shënuar 10 gola dhe dhuruar katër asistime në të gjitha garat.
Falë kësaj forme, Berishës i erdhi radha edhe ta refuzojë Kosovën për një ftesë të Hansi Flick te kombëtarja e Gjermanisë në miqësoret ndaj Perusë dhe Belgjikës në mars, por s’u ftua në qershor.
Augsburg ka klauzolën e blerjes për 4 milionë euro, mirëpo pavarësisht deklaratave se duan ta akitivizojnë asnjë veprim s’është bërë.
Sidoqoftë, Wolfsburg do të mbetet pa sulmuesin Omar Marmousht që iu bashkua Eintracht Frankfurt, andaj Berisha është një ndër kandidatët që pëlqehet nga klubi gjerman në listë ku ndodhet edhe Kevin Volland i Monacos.
Sipas “Sport Bild”, Wolsfburg është vetëm një nga skuadrat e interesuar për Berishën, me Augsburgun që i ka vendosur çmim të lartë prej 20 milionë eurove.
Wolfsburg have entered the race to sign Mergim Berisha (25). (Kicker) https://t.co/klqZ4A7RRM
— Get German Football News (@GGFN_) June 8, 2023
Berisha nga ana tjetër do të ishte i hapur që t’i bashkohej një klubi më të madh pasi tashmë e ka bërë prioritet të vazhdojë me formën e lartë që të merr një ftesë të Flickut për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kujtojmë, ai i mbylli plotësisht derën Kosovës në muajin mars me menaxherin Bajram Shala që tregoi se ka bërë çdo gjë të mundur për ta bindur, por që s’ia dolën.
