Gjermania s’e fton Mërgim Berishën për ndeshjet e qershorit - NACIONALE

Gjermania s’e fton Mërgim Berishën për ndeshjet e qershorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi Hansi Flick nuk e ka ftuar kosovarin Mërgim Berisha për dy ndeshjet e qershorit.

Edhe pse mori ftesë në miqësoret e muajit mars, Berisha nuk ndodhet në listën e Flickut për dy ndeshjet e qershorit.

Flick ka vendosur që si numra 9 të ftojë Kai Havertzin dhe Timo Wernerin, duke e harruar fare futbollistin që i kishte thënë para disa viteve ‘PO’ Kosovës.

Lista e plotë e Gjermanisë:

Tjetër futbollist që e përdori Kosovën

Mërgim Berisha është vetëm një nga futbollistët e shumtë që e përdoren interesimin e Kosovës për të marrë një ftesë nga kombëtaret e tjera.

Menaxheri i FFK-së, Bajram Shala në muajin mars pasi Berisha u ftua te Gjermania kishte treguar disa prapaskena si lojtari i Augsburgut iu kishte premtuar ardhjen.

“Mërgim Berishën po e presim që katër vite. Mërgim Berisha e ka konfirmuar ardhjen në tetor të vitit 2019. Në atë kohë ai vendosi pastaj të shkojë të Gjermania U21. Ne patëm vendosur ta mirëkuptonim dhe presim atë që ta përfundojë karrierën me U21 dhe pastaj të vij tek ne”.

Atij madje patëm nisur t’ia bëjmë patentë-shoferin. Si Berisha edhe të tjerët po e përdorin Kosovën për ta rritur presionin ndaj Kombëtares për të cilën duan të luajnë”, kishte thënë Shala.

Gjermania do të zhvillojë dy miqësore në muajin qershor, ndaj Ukrainës respektivisht Kolumbisë.

Lajme të ngjashme