Klubet e Serie A-së dëshirojnë që Del Piero të kandidojë për president të federatës
Sipas La Repubblica, Alessandro Del Piero, ka marrë thirrje nga disa skuadra të Serie A-së, si formë mbështetëse për të garuar për pozitën e presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë.
Legjenda italiane Alessandro Del Piero mund të kandidojë për Presidencën e FIGC-së vitin e ardhshëm dhe sipas La Repubblica, ish-sulmuesi ka marrë telefonata nga klubet e Serisë A ditët e fundit.
Presidenti aktual i FIGC, Gabriele Gravina do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2025, por Del Piero ende nuk e ka konfirmuar – apo mohuar – nëse ai do të jetë një nga kandidatët.
La Repubblica, megjithatë, raporton se Del Piero 'nuk ka thënë jo' dhe së shpejti mund të flasë për këtë çështje publikisht.

Ish-sulmuesi i Juventusit është në fakt pjesë e ekipit të ekspertëve të Sky Sport Italia që do të komentojë ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë javë.
Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ka përsëritur se klubet e Serisë A duhet të bien dakord për një kandidat. Sipas Repubblicas, Del Piero potencialisht mund të bashkojë skuadrat kryesore, si dhe grupet dhe delegatët e tjerë që do të votojnë në shkurt 2025.
Asambleja e FIGC përbëhet nga klube nga Seria A, Serie B, Lega Pro dhe Lega Nazionale Dilettanti, plus 52 atletë, 26 trajnerë dhe nëntë përfaqësues gjyqtarësh.
Janë 276 delegatë dhe Presidenti i ri zgjidhet nëse merr 50 për qind plus një votë.